75 Mall Live Search
12:49 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / A. M.

‘Baci’ i nervozuar: Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrenjtimeve të produkteve dhe shërbimeve jetësore!

Ish-presidenti i Republikës, tani deputet, Behgjet Pacolli e ka quajtur të pakuptueshme qasjen e deputeteve te Kuvendit të Kosovës në raport me interesat e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve sic është shtrenjtimi i rrymës.

“Qytetarët janë ata që e mbushin bugjetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i pa përgjegjëshem është veprimi i tyre sot se si iu shmangën  debatit  për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të iritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat so tu vijnë do të jenë të papërballueshme.

Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrejtimeve të produkteve dhe shërbimeve  bazike jetësore???”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/