Tahiri: Do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për debat rreth shtrenjtimit të rrymës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kërkuar anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe shkarkimin e bordit të këtij institucioni.
Megjithatë, në seancën e sotme të Kuvendit, dështoi të miratohet mocioni procedural për debat urgjent parlamentar, pasi për të njëjtin votuan vetëm 36 deputetë nga opozita, ndërsa shumica parlamentare e kundërshtoi.
Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë që do të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për debat rreth shtrenjtimit të rrymës.
“Ne si grup parlamentar do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme shpresoj me mbledhje të nënshkrimeve për me e kthy edhe njëherë në diskutim temën e ngritjes së shtrenjtimit të energjisë elektrike”, tha ai.