Krasniqi: Kurti po i ndihmon vetëm bizneset dhe ata që kanë

Frashër Krasniqi nga PSD-ja thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rritjen e energjisë elektrike po i ndihmon vetëm bizneset dhe ata që kanë.
Krasniqi tha se qytetarët që janë tatimpaguesit kryesorë po preken më së shumti nga kjo rritje.
“Rryma ndoshta është dashtë me u shtrenjtu, se u rrit në krejt botën e koka dasht me u shtrenjtu edhe te na. Puna është që kë e ngarkon ti në këtë rritje dhe kë e run si të paprekur në këtë rritje. Qetu kemi pozicione ideologjike, ma nuk është çështje e ekspertëve.
Nëse ti vendos që asnjë biznesi mos me ia rrit rrymën, e me na rrit neve që faktishit jemi tatimpaguesit kryesorë të këtij vendi, e na me jau pagu edhe bankave rrymën, të cilën e kanë pa rritje. Puna është që ti po vendos disa me i prekë e disa mos me i prek”, tha Krasniqi.
Krasniqi po ashtu tha se me këtë rritje po ruhen fitimet e KEDS-it.
“Nëse qeverisjet e kalume e kanë privatizuar keq KEDS-in, sot partia politike që është në pushtet po ia jep afro 200 milionë KEDS-it , të njëjtë kompani e cila është shit për 25 milionë. Këtu po ruhet KEDS-i, p’i ruhen fitimet KEDS-it, sepse është vetëm KEDS-i dhe bizneset që nuk preken prej rritjes të çmimit”, tha Krasniqi në T7.