75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / B O

Prezantuesja e famshme gjermane rrahet dhe plaçkitet në Tajlandë, është gruaja e yllit të futbollit gjerman

Cathy Hummels ishte viktimë e një grabitjeje në Tajlandë. Prezantuesja e famshme gjermane ishte në Tajlandë për tre javë për të filmuar sezonin e ri të “Battle of the Reality Stars”.

Pak para largimit të shtunën e kaluar i ndodhi e papritura. Prezantuesja e emisionit RTLzëei u sulmua brutalisht dhe u grabit nga persona të panjohur.

“Unë u godita në kokë nga pas. Autori më goditi disa herë. Në një moment kuptova se kjo është një çështje jete a vdekjeje dhe fillova të kundërpërgjigjem. I thash hajnit, merr çfarë të duash dhe më lër të jetoj” ka thënë Cathy.

Autori i ka vjedhur celularin dhe është larguar me vrap.

“Mblodha të gjitha forcat dhe vrapova përsëri në hotel. Gjatë gjithë kohës mendoja vetëm për djalin tim të vogël,” shpjegon gruaja e futbollistit Mats Hummels./Indeksonline/