Pas Sules, Dortmundi e siguron supertalentin gjerman

Borusia Dortmundi dje ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin e Bayern Munchen, Nickas Sule.
Skuadra e madhe gjermane raportohet se e ka kryer edhe një marrëveshje tjetër e cila do të vlejë nga vera.

Dortmund ka arritur marrëveshje me supertalentin e Salzburg, Karim Adeyemi.
Sulmuesi 20 vjeçar e ka kryer marrëveshjen gjatë dhjetorit të kaluar dhe janë finalizuar të gjitha detajet e transferit të tij.
Blerja e Adeyemit do ti kushtojë afër 40 milionë euro Dortmundit./Indeksonline/
