Pamje/ Sulmohet autobusi i KB Prishtinës në Pejë

Është sulmuar autobusi i KB Prishtinës në Pejë. Burime të Indeksonline bëjnë me dije se njëri nga zyrtarët e klubit është lënduar.

Ndeshja mes Pejës dhe Prishtinës është paraparë të zhvillohet sonte nga ora 20:00.
Dyshohet se tifozëria ‘Torcida’ e Mitrovicës e ka sulmuar autobusin.
Kujtojmë se Peja është nikoqire e kupës së Kosovës në basketboll.

