75 Mall Live Search
21:12 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / SH F

Memli Krasniqi viziton Shqipërinë me ftesë të Edi Ramës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të qëndrojë në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, njoftojnë nga PDK.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi do të takohet me të gjithë krerët e shtetit në Shqipëri.

Krasniqi do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj” thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se temë e diskutimeve gjatë kësaj vizite do të jetë afrimi i “bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan dhe rruga për integrim euro-atlantik”.