75 Mall Live Search
22:07 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / OSH

​Arrestohet një pasagjer në aeroportin e Londrës, përdhunoi pasagjeren gjatë fluturimit

Një pasagjer u arrestua në aeroportin “Heathrow” të Londrës pasi një grua e akuzoi për përdhunim gjatë një fluturimi natën nga Nju Xhersi për në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Gruaja tha se një burrë 40-vjeçar e sulmoi, ndërsa pasagjerët e tjerë po flinin në një fluturim transatlantik më 31 janar, raporton BBC.

Policia hipi në një aeroplan të kompanisë “United Airlines” sapo u ul dhe arrestoi një burrë që është nën hetim.

Një zëdhënës i policisë së Londrës tha se njoftimin për incidentin e kanë marrë gjatë fluturimit.