75 Mall Live Search
23:14 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / SH F

Policia në Infektivë, dyshohet se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka publikuar një sqarim në lidhje me raportimet se sonte në Klinikën Infektive dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.

Nga QKUK-ja kanë thënë se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

Tutje në sqarim thuhet se menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK”.

Kurse, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se pas kësaj ngjarje do të ngritet një Komision për vlerësimin e situatës për të parë se çka saktësisht ka ndodhur dhe si ka ndodhur kjo.