Vdes asamblisti i LDK-së në Rahovec

Sot ka vdekur asamblisti i LDK-së në komunën e Rahovecit, Masar Popaj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoi, i cili tha se Popaj i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vite në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga LDK-ja.
“Sonte u nda nga ne Masar Popaj, një mik i imi i shtrenjtë dhe njeri i mrekullueshem, i jashtëzakonshëm, që ka rrezatuar mirësi e pozitivitet në çdo rrethanë. Masari i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vite në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga LDK-ja. Ka punuar e vepruar në Kryesinë e Degës së LDK dhe kryetar nëndege në Fortesë si një rugovist në kuptimin më të plotë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të masarit. U prehtë në amshim pranë të dashurve të tij, ka shkruar Avdullah Hoti ne Facebook.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, duke treguar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër, E Enjte në varrezat e fshatit Fortesë (ish Bellacërkë) në ora 16:00!
“Njoftim mortor: Të dashur familjar dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri jonë Masar Popaj. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, E Enjte në varrezat e fshatit Fortesë (ish Bellacërkë) në ora 16:00! Shpirti yt i bardhë u preht në paqe! Me pikëllim, familja Popaj!”