75 Mall Live Search
13:36 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / OSH

Arsyet psikologjike pse na pëlqen ta shohim ‘Big Brother’

Tashmë është fakt: “Big Brother VIP” është programi më i popullarizuar në Shqipëri. Banorët e shtëpisë së famshme janë ndër më të komentuarit, më të përmendurit në rrjete sociale e ndër më të diskutuarit nëpër programe televizive.

“Big Brother VIP Albania” u rendit në vendin e parë në Google përsa u përket gjërave që kanë kërkuar më shumë shqiptarët, Donald Veshaj ishte personi më i kërkuar në motorin e kërkimit, ndërsa dinamikat brenda lojës numërojnë me miliona shikime në Youtube dhe jo vetëm. Por a keni menduar ndonjëherë pse na pëlqen ta shohim “Big Brother”?

Sipas Dr. Jana Scrivani, një psikologe klinike e licencuar me shumë përvojë, një nga arsyet kryesore psikologjike që na pëlqen të shohim reality show është ndjeshmëria.

“Programet reality show na japin një ndjenjë të rreme se ne më të vërtetë i njohim njerëzit që shohim në ekran. Prandaj edhe quhet ‘reality’ [realitet] sepse ekziston raporti i të pasurit marrëdhënie me të tjerët, ndonëse ne jemi të vetëdijshëm se është një ndjenjë e ekzagjëruar.” – thotë ajo.