Babai i Arben Xheladinit, Mimoza Kusari-Liles: Vazhdoni punën, sikurse shpata e Damaskut!

Babai i Arben Xheladinit, Shaban Xheladini ka përgëzuar shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila.
Pas një takimi që kishte në Presidencë, me presidenten, Vjosa Osmani, Xheladini pati rastin të zhvilojë një takim ‘blic’ edhe me shefen e deputetëve të LVV-së.
Kjo e fundit u dha kurajo familjarëve të Mon Balaj e Arben Xheladini, të cilët u vranë gjatë protestës së përgjakshme më 10 shkurt të vitit 2007. Ata u qëlluan për vdekje nga policia rumune e UNMIK-ut.
“Të jeni të fort dhe krenar”, u tha Kusari-Lila.
Ndërsa, babai i Arbenit, Shabani i inkurajoi për punën e tyre. “Suksese në punë. Vazhdoni sikurse shpata e Damaskut”. /Indeksonline/