75 Mall Live Search
07:12 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / OSH

Moti sot, mëngjeset e ftoha me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

IHK njofton se kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare.