75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / OSH

Gjobë 500 euro dhe heqje e patentës ndaj shoferit në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje me datën 10.02.2022 rreth orës 17:15 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Brahim Ademi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 94 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.M (M/K) i moshës 31 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit (1) masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnëmenjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.