Rasti kurioz i zhdukjes së Zarife Igrishtës nga Mazgiti: Vëllai akuzon burrin e motrës se u martua fill pasi iu zhduk gruaja

Zahire Igrishta u raportua e zhdukur nga Policia e Kosovës.
Periskopi ju sjell detaje nga rasti:
“Me datën 5 maj të vitit 2021, ai u boni 7-8-9, muaj prej mërzisë edhe datën po e harroj. Se 3 orë mu ka dashtë me lyp të shpia këtu, edhe në kojshi edhe te këta banorët afër. Unë jam dalë me nisë çiken në shkollë edhe na ka përcjellë deri këtu ku është kerri i ndalun, edhe na ka bo me dorë, na ka përshëndetë, tuj keshë edhe nuk e di mendimin se pse na ka bo me dorë. U bënë 3 orë kohë shkova në Obliq, e lajmërova në polici të Obliqit.”, tha Xhevdet Igrishta.
XHEVDETI THOTË SE FAMILJARËT E ZARIFES, NUK PO I SHKOJNË PËR VIZITË
NE SHKUAM EDHE NË SKËNDERAJ, KU FOLËM ME VËLLAIN E ZARIFES, AHMET HOXHAJN – PRAPA KAMERËS, SE NDRYSHE NUK PRANOI
Ai tha se burri i motrës se u martua fill pasi iu zhduk gruaja.
“Na e kemi lypë bashkë me ta ni javë rresht, Obiliq, Ferizaj, gjithkah. Nuk ka lajmëruar send, as letërnjoftimin se ka me veti. Ajo kurrë s’ka pasë ankesa për burrin. Ky burri i saj një javë pas zhdukjes u martu, e ka marrë njo të Shqipërisë. Ata kanë qenë të martuar që 18 vite, janë njoftuar vet. Por ai asnjëherë se ka lonë me ardhë te na vet. Sa herë ka ardhë, ka ardhë bashkë me burrë ka bujtë. Prej ditës që kemi kuptu që ai u martu më një tjetër, na mo nuk jem shku as mbesën me pa, na ka kallë zemrën ai njeri çka me shku. Hale pa u bo dy javë që u zhduk ai e ka marrë tjetrën. Policia na kanë thirrë 4-5 herë me dhanë deklarata mue edhe motrat e mija. Pyetja ma e shpesht që u ba, u kanë se ata dyshojshin që na e kem mshef diku në shpi, thojshin mos është te ju.”, tha Ahmet Hoxhaj vëllau i të zhdukurës.
ÇKA THOTË PROKURORIA PËR RASTIN?
“Prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe po vazhdon ndërmarrjen e tyre me qëllim të sqarimit në tërësi të kësaj çështje penale”