Presidentja Osmani takohet me ish-presidentin e Kroacisë dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq, dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka ndarë fotografi me dy musafirët, të bashkangjitur me shkrimin: “Me dy miq të mëdhenj të Kosovës: ish-Presidentin kroat Stipe Mesić dhe ish-Presidentin shqiptar Bamir Topi.”

Para takimit me Osmanin, Mesiq dhe Topi ishin në vizitë te kryekuvendari Glauk Konjufca, me të cilin biseduan për mbështetjen e ndërsjelltë mes shteteve dhe synimet integruese të Kosovës./Indeksonline/