75 Mall Live Search
16:30 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / OSH

Macroni flet në telefon me Putinin për gati dy orë rresht

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë diskutuar krizën në Ukrainë në një bisedë telefonike që zgjati një orë e 40 minuta, sipas agjencisë së lajmeve Interfax duke cituar Kremlinin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk dha detaje të tjera.

Putini pritet të telefonohet edhe nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përgjatë ditës së sotme.