75 Mall Live Search
19:35 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / OSH

Zogaj: Kemi një projekt për ndërtimin e katër shkollave në Prishtinë

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova ka folur në lidhje me ndërtimin e shkollave, ku tha se kanë në plan e katër prej tyre.

“E kemi një projekt të madh për ndërtimin e katër shkollave. Jemi shumë afër që të fillojmë me këtë punë. Është një model interesant i ndërtimit të shkollave. Ndërtimi i shkollave pastaj e liron edhe trafikun në Prishtinë, sepse të gjitha problemet janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”, tha Zogaj.

Ai u shpreh se ndërtimi i shkollave, do të ndikojë edhe në zgjidhjen e problemin me trafikun e dendur në Prishtinë, përcjell Klankosova.tv.

“Saherë që shkollat janë në qetësi, gjatë vikendeve, ose kur shkollat punojnë online për shkak të pandemisë, trafikun e kemi më të zbutur, sepse lidhet edhe me shkolla. Prindërit i dërgojnë fëmijët në shkolla, pastaj shkojnë i marrin dhe kështu e ngarkojnë trafikun në qendër të Prishtinës”, tha tutje ai.