Rrezikon komunikacionin, qytetari vozitë në kahun e kundërt të rrugës

Vozitja në anën e kundërt të rrugës duket se nuk ka të ndalur në Kosovë.
Një gabim të tillë e ka bërë edhe një qytetar, duke vozitur në krahun e kundërt të rrugës në hyrje të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në një video që e ka siguruar IndekOnline shihet se si kjo veturë lëvizë në krahun e rrugës, ku veturat tjera lëvizin në drejtim të tij.