U ndan për tradhëti? Ja çka thotë Bashkimi pas deklaratës së bujshme të Alvisës

Alvisa dhe Bashkimi ishin dyshja e parë që dolën si çift nga programi, “Për’puthen”.
Ka disa ditë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, duke mos dhënë detaje të shumta rreth ndarjes, shkruan Indeksonline.
Pas një interviste të Alvisës e cila kishte dhënë detaje se pse janë ndarë, duke lenë hapësirë për të menduar se shkaku ishte tradhtia.
“Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku. Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program. Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra. Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar”, ishte shprehur Alvisa.
Ndërsa, Bashkimi i cili ishte i ftuar tek “E diell”, u pyet për Alvisën.
Ai u pyet nëse tradhtia ishte shkaku që e çoi deri tek ndarja me Alvisën, por që nuk dha përgjigje.
Ai vendosi të bëhet pis me qumësht e të mos jap përgjigje, duke lenë të nënkuptohet se mes tyre kishte diçka më shumë./Indeksonline/