Parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës Trepça cak i hajnave

Sot gjatë ditës në Mitrovicë janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Policia ka njoftuar se cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës Trepça në Tunelin e Parë.
“Arrestimi i gjashtë persoanve të dyshaur është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se personat e dyshuar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, duke vjedhur pjesë të metalta nga parku i mbetjeve në Flotacion”, njofton Policia e Kosovës.
Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur dhe sekustruar sasia e metaleve të vjedhura, prova këto që do të procedohen si dëshmi materiale në veprën penale.
Pas procedurave interivistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, gjashtë personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.