75 Mall Live Search
15:48 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / LB

“Mos ma prekë dorën”, diskutimi i Molliqajt me zyrtarin policor

Pas një debati mes kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe zyrtarëve policorë në zyrat e ZRRE-së, anëtarët e PSD-së kanë filluar të largohen me forcë nga aty.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, zyrtari Frashër Krasniqi, Nol Nushi dhe të tjerë, janë arrestuar  nga Policia e Kosovës.

Gjatë arrestimit pati përplasje të ashpër ku përveç të tjerash dëgjohej polici duke i thënë Molliqaj që të mos ja prekte dorën.

“Mos ma prekë dorën.. Veç edhe njëherë me ma prekeë”, tha polici duke e paralajmëruar kryetarin e PSD-së.