75 Mall Live Search
19:39 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / LB

Nesër mblidhet bordi i RTK-së, vendoset për pasuesin e Lumës në Radio Kosovë

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës do të mbaj nesër mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen propozimet për emërimin në pozitat e ushtruesve të detyrës, për pozitën e drejtorit të Radio Kosovës dhe pozitën e udhëheqësit të shërbimeve të përbashkëta.

Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Kujtojmë se ditë më parë bordi ka shkarkuar drejtorin e deritashëm të Radio Kosovës, Ernest Luma.

Poashtu ditë më parë është hapur edhe konkursi për drejtor të televizionit publik. /Indeksonline/