75 Mall Live Search
20:23 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / LB

Muriqi starton nga minuta e parë për Mallorcan

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe Athletic Bilbaos, e vlefshme për xhiron e 24-të në La Liga.

Mallorca e dëshiron fitoren për t’i ikur edhe më shumë zonës së rrezikshme.

Momentalisht, ata gjenden në vendin e 17-të me 23 pikë, tri më shumë se zona e rrezikshme.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao kërkon fitore për t’iu afruar vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

Për Mallorcan nga minuta e parë do të luajë edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.