75 Mall Live Search
07:08 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / AR

S’ka të lënduar nga zjarri në Ferizaj

Indeksonline pas mesnate ka raportuar për djegien e supermarketit “Viva Fresh Store” në qytetin e Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili njoftoi se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 00:11, Policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare – “Viva Fresh Store” afër policisë është kapluar nga një zjarr. Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kane dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli .