75 Mall Live Search
07:50 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / AR

Mblidhet sot Komisioni për Siguri

Sot do të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Deputetët anëtarë të këtij komisioni do të takohen me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. 

Mbledhja e këtij komisioni pritet të fillojë në orën 10:00. 

Rendi i ditës: 

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit te mbledhjes së Komisionit të mbajtura me datë 08.02.2022;

3. Takimi me Kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, z.Imer Zeqiri;

4. Të ndryshme.

Vendi: N302

Koha: 10:00