Aksion për rrënimin e mbindërtimeve pa leje në Prishtinë

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë aksion për rrënimin e mbindërtimeve pa leje.
Në disa pamje të publikuara nga Komuna e Prishtinës në Facebook, shohim se aksioni është duke u zhvilluar në lagjen Ulpiana, raporton Indeksonline.

Kryetari Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin.
“Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e komunës është jetik për transformimin e Prishtinës”, ka njoftuar ai./Indeksonline/

