Kanye West befason Kimin për ditën e Shën Valentinit

Kanye West i njohur si Ye, i ka dërguar trëndafila ish-bashkëshortes Kim Kardashian për Shen Valentin.
Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në Instagram, transmeton Indeksonlie.
Sipas TMZ, thuhet se një kamionetë më ngjyrë të zezë është rrugës për në shtëpinë e Kardashian.
Kardashian dhe West aktualisht janë divorcuar. Reperi ka pasur lidhje të shkurtë me aktoren Julia Dox. Kjo lidhje mori fund para festës së Shën Valentinit.
Në anën tjetër, sipas burimeve thuhet se Kim e ka kaluar këtë festë me Pete Davidson. Të dy u panë bashkë në një restorant në NY këtë fundjavë./Indeksonline/