75 Mall Live Search
19:50 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / OSH

Autoambulanca në tejkalim të pasigurtë godet veturën – 2 të lënduar

IndeksOnline raportoi më parë se ka ndodhur një aksident trafiku në mes një autoambulance dhe një veture në rrugën Rahovec-Malishevë, saktësisht në Dragobil.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, për IndeksOnline konfirmoj se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“ Një autoambulancë në tejkalim të pasigurt ka goditur një veturë. Si pasojë e aksidentt dy persona kanë marrë lëndime trupore të lehta. Kurse dëmet materiale të automjeteve ishin të vogla. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dragobil”, tha ai.

Kurse, dëshmitarët e rastit kanë pohuar se autoambulanca po transportonte në Prishtinë një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.