75 Mall Live Search
20:20 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / OSH

Ministri Krasniqi prezanton Planifikimin Strategjik dhe Operacional të MAPL-së

Me iniciativë të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, është mbajtur punëtoria për prezantimin e Planit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke përfshirë Vizionin, Misionin, Qëllmet Strategjike, Objektivat Operacionale dhe të arriturat e MAPL-së gjatë vitit 2021.

Në kuadër të këtij prezantimi, MinistriKrasniqi së bashku me Kryeministrin Kurti, zëvendësKryeministrin Bislimi, ZëvendësKryeministren Redzepi dhe Ministrin Murati, disktuan për planet, programet, projektet dhe sfidat e MAPL-së gjatë këtij viti dhe synimet për të ardhmen.

Ministri Krasniqi, gjatë kësaj punëtorie theksoi synimet e MAPL-së me qëllim të zhvillimit të nivelit lokal dhe ofrimit të shërbimeve komunale më efikase për qytetarëve të cilat përfshijnë;

– Kornizën ligjore dhe reformën e përfunduar në fushën e zgjedhjeve lokale;

– Qeverisjen efektive komunale, transparente e cila i shërben rritjes së përgjegjësisë së Komunave ndaj qytetarëve;

– Qeverisjen digjitale përmes platformës E-Komunat;

– Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Parteritetin për Qeverisje të Hapur;

– Rritjen e mbështetjes Komunale përmes ngritjes së fondeve të programeve ekzistuese dhe krijimit të skemave të reja për bashkëfinancim në Komuna;

– Themelimin dhe funksionalizimin e Akademisë për Qeverisje Lokale./IndeksOnline/