75 Mall Live Search
21:31 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / SH F

Sondazhi i PIPOS: Nëse do të mbaheshin zgjedhjet sot, Vetëvendosje pëson rënie

Një vit pas zgjedhjeve parlamentare, Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS) ka kryer një hulumtim që tregon se cila parti do të dilte e para

Sipas matjeve të opinionit publik nga PIPOS, nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare sot, Vetëvendosje do të fitonte me 34.7%, thuhet në hulumtimin e publikuar nga Klan Kosova.

Më pas vjen LDK-ja me 24.10%, PDK-ja me 21.3%, AAK me 7.70%, ndërsa 7.50% nuk do të kishin votuar.

Matjet e fundit të opinionit publik rezultojnë në shifra alarmante të gatishmërisë së kosovarëve për të dalë jashtë vendit.

Sipas hulumtimit të realizuar nga PIPOS, 54.8 për qind e qytetarëve do të emigronin nëse do të kishin mundësi.