75 Mall Live Search
23:38 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / SH F

Bajqinovci: Mediat i turren Albin Kurtit, shikoni ish-zyrtari është zënë me drogë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, edhe sonte i ka dal në mbrojtje kryeministrit, Albin Kurti.

Ai ka thënë se mediat vetëm po e sulmojnë dhe nuk po e pasqyrojnë punën që po bën ai dhe qeveria.

“ Ne duhet të flasim edhe për arritjet. Por, mediat i janë turr vetëm Albin Kurtit, duan ta shohin aty ku është me së keqi. Po duan vetëm që të shohin çfarë është keqpërdor, mirëpo ketë nuk po mund ta gjejnë askund”, ka thënë ai.

Bajqinovci ka kritikuar edhe mediat për mënyrën si raportojnë, sipas tij vetëm tituj i bëjnë për klikime.

“ Skandaloze, Albin Kurti. Pra këso tituj ka, e që brenda nuk është asgjë skandaloze”.