75 Mall Live Search
08:43 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / OSH

Arresohen dy persona për vjedhje – Policia i liron në procedurë të rregullt

Hetuesit policorë në kuadër të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të  hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë  dy persona të dyshuar për veprën penale  ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar muaj më parë në Skenderaj.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë kanë arrestuar dy të dyshuar F. K.,22., vjeçar, dhe A.K., 43 vjeçar, të dy  shtetas të  Republikës së Kosovës, pasi  që të njëjtit   dyshohen se me datën 28 qershor 2021, në një shtëpi private në Skenderaj, kanë kryer veprën  penale ‘vjedhje e rëndë’’.

Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.