75 Mall Live Search
09:23 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / OSH

U përplas në pompë derivatesh, vdes i aksidentuar në Rahovec – po trajtohej në QKUK tash e pesë ditë

Më 10 shkurt ka ndodhur një aksident në fshatin Bërnjak në komunën e Rahovecit ku vetura ishe përplasur në një pompë derivatesh. Si pasojë, shoferi dhe pasagjeri patën marrë lëndime trupore.

Mirëpo, Policia e Kosovës sot ka njoftuar se i lënduari që ishte duke u trajtuar në QKUK tash e pesë ditë ka ndërruar jetë.

“Fsh.Bernjake, Rahovec, 10.02.2022-22:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veturë,  duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në një pompë të derivateve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe një pasagjer mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor .

Fsh. Bernjak, Rahovec 10.02.2022 – 22:05.  Lidhur me rastin, me datë  15.02.2022 i lënduari – dyshuari mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/