Gjuajtja me armë në drejtim të lokalit në Fushë Kosovë, policia jep detaje (Video)

Lexuesit kishin dërguar pamje në redaksinë e IndeksOnline ku shihej një person i panjohur teksa gjuan me armë dhe ikë nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh jep detaje përkitazi me këtë rast që sipas prokurorit është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës.
“Raportohet se në një lokal është vërejtur një xham i thyer dhe një gëzhojë të fishekut. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur e sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve dhe dy predha kalibër të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin, që është raportuar të martën në orën 02 e 24 minuta, është informuar prokurori i rastit, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar ngjarjen./IndeksOnline/