75 Mall Live Search
10:41 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / k.v

U aksidentua para një jave, vdes në QKUK

Ka vdekur një person i cili ishte duke u trajtuar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku.

Aksidenti kishte ndodhur para një jave në fshatin Bernjak të Rahovcit.

“I dyshuari përderisa ishte duke lëvizur me veturë, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur në një pompë të derivateve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishin pësuar i dyshuari dhe një pasagjer mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me këtë aksident.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore./IndeksOnline/