75 Mall Live Search
12:28 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / A. M.

Besnik Reka, humbi veshkët por po e sfidon vetën në ngjitjen në Mont Blanc

Besnik Reka, para disa viteve kishte humbur të dyja veshkat, por më vonë ai kishte transplant të veshkës nga gruaja e tij.

Ngjitja në majën më të lartë të Evropës Perëndimore, Mont Blanc, është sfida të cilën Besniku ia ka vënë vetes së tij si parim tani.

Ai bashkë me pjesëtarë të Klubit Alpin Prishtina do të shkojnë për të kryer këtë ekspeditë të tyre.

May be an image of 1 person, standing and mountain

Qendrim Sopi nga Klubi Alpin Prishtina ka theksuar se ata mund të hyjnë në librin e rekordeve “Guinness”, pasi thotë se deri tani sa ka informacione asnjë person më një veshke transplant nuk ka kryer ekspeditë të tillë në Mont Blac.