75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / B O

Zvicra heq thuajse gjitha masat ndaj pandemisë, nga nesër i “kthehet lirisë”

Këshilli Federal në Zvicër ka marrë masa për heqjen e shumicës së masave ndaj pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset së bashku me presidentin Federal Ignazio Cassis kanë njoftuar në konfeencë heqjen e kufizimeve në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Nga nesër hiqet përdorimi i detyrueshëm i maskave, hiqet çertifikimi i detyrueshëm në ambiente të brendshme, si dhe detyrimi për dëshminë e vaksinimit, shërimit ose testit pas hyrjes dhe detyrimi i formularit për hyrje në Zvicër.

Deri me 31 mars mbetet në fuqi detyrimi i maskave në transportin publik dhe në objektet shëndetësore./Indeksonline/