Mbyllen 45 minutat e parë të dy ndeshjeve, vetëm një gol i shënuar

Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen sonte dhe që janë të vlefshme për fazën 1/16 të kësaj gare.
Vetëm një gol është shënuar dhe ai nga skuadra e Salzburgut e cila po fiton ndaj Bayern Munihut me golin e Adamus të shënuar në minutën e 21’ në “RedBull Arena”, transmeton KosovaPress.
Sfida kryesore e kësaj mbrëmje, ajo ndërmjet Interit dhe Liverpoolit nuk ka prodhuar asnjë gol brenda pjesës së parë edhe pse skuadra krijuan disa raste të mira shënimi.