Haradinaj: Ambasadori amerikan më rinkonfirmoi se marrëveshja me Serbinë duhet përfunduar me njohje reciproke

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur ambasadorin e Shteteve të Bashkauara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Haradinaj tha se ndihet i lumtur që ShBA-ja mbështet Kosovën në procesin e dialogut, ku do të përfundojë me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“I lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në një proces dialogu, që do të përfundojë me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke mos cenuar integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë. Ky qëndrim më është rikonfirmuar edhe nga Shkëlqesia e tij, ambasadori Jeffrey M. Hovenier, të cilin kisha kënaqësinë ta pres sot në selinë e Aleancës. Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhjen dhe shumë sukses në detyrën e tij në Republikën e Kosovës dhe u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Për takimin me kryetarin e AAK-së ka shkruar edhe Hovenier në Twitter.
“Me Ramush Haradinajn diskutuam rolin thelbësor të një opozite konstruktive dhe ritheksuam partneritetin e palëkundur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.
With @haradinajramush, discussed the essential role of a constructive opposition and reiterated the steadfast partnership between the United States and Kosovo. pic.twitter.com/8WogaZon5A
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 16, 2022