14 vjetori i Pavarësisë, nis festa në Prishtinë!

Qytetarë të shumtë janë nisur drejt shesheve të Prishtinës, për të kremtuar 14 vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Rrugët janë mbushur me vetura dhe këmbësorë të cilët kanë dalur të festojnë këtë ditë të shënuar.

Ndërkohë, në shesh do të bëhet edhe parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës, teksa gjatë tërë ditës do të ketë një numër të madh aktivitetesh për nder të kësaj dite.

