Rama me dy nënkryetarët dhe drejtorët bëjnë homazhe te varri i Rugovës: Me këmbëngulësi e udhëhoqi Kosovën drejt pavarësisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me dy nënkryetarët dhe drejtorët komunal kanë shkuar për homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se Rugova me këmbëngulësi e udhëhoqi Kosovën drejt pavarësisë.
“Në këtë ditë simbolike, me homazh, nderuam në mënyrë të veçantë kontributin e Presidentit të ndjerë z. Ibrahim Rugova, i cili me këmbëngulësi e udhëhoqi Kosovën drejt pavarësisë”, shkroi ai./Indeksonline/