75 Mall Live Search
18:14 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / LB

Moti nesër dhe pasnesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehte nga drejtime të ndryshme”, thuhet në njoftim.