75 Mall Live Search
18:44 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / LB

Tensione mes drejtuesve të Bayernit dhe Nagelsmann

Tensionet mes menaxherit të Bayern Munichu, Julian Nagelsmann dhe drejtuesve të klubit bavarez duket se po rriten.

Pas humbjes ndaj Bochum-it të sapograduar (4-2) në xhiron e fundit të Bundesligës, gjermanët nuk kaluan përtej barazimit ndaj Salzburgut (1-1) në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Rezultatet dhe paraqitjet e fundit kanë qenë subjekt i kritikave të ashpra mbi trajnerin Nagelsmann.