U dëgjuan të shtëna në lindje të vendit, a ka nisur lufta në Ukrainë?

Tensionet u rritën të enjten përgjatë vijës që ndan forcat ukrainase e separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.
Nga shpërthimet e një granate në anën e kontrolluar nga qeveria përpos dëmeve materiale pati edhe tre të lënduar.
E autoritete nga të dyja anët po fajësojnë njëra-tjetrën për granatimet e tre ditëve të fundit.
Zyrtari separatist, Oleg Nikitin, tha se kishte marrë informata nga inteligjenca që pretendonin se forcat ukrainase po planifikonin një sulm.
Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, vazhdon të këmbëngulë se Rusia do të sulmojë brenda disa ditësh Ukrainën.
Kurse, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson se mund të ketë një sulm pa paralajmërim dhe i konsideron trupat ruse në kufi kërcënim për Ukrainën
Rusia vazhdon ta mohojë se po planifikon një pushtim, derisa Ministria e Mbrojtjes e shtetit publikoi pamje të enjten, duke pretenduar se trupat ushtarake po tërhiqen nga kufiri ukrainas.
Sipas deklarimit të tyre stërvitjet kishin përfunduar pjesërisht, ushtarët po ktheheshin.