Prokuroria kërkon dënim me burg për të mitur për të dyshuarit e vrasjes së Aulon Zekës
Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur ka propozuar tek Gjykata Themelore dënim me burgim për dy të miturit, që janë si të dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zeka.
I dyshuari G.H ngarkohet nga prokuroria me veprën penale armëmbajtje pa leje. Ndaj të miturit të tretë që lidhet me këtë rast, është propozuar masë eduktative, si i dyshuar për veprën penale “mos-lajmërimi i veprave apo kryersve të tyre”.
Burime të “Indeksonline” brenda Prokurorisë kanë mësuar se për këtë rast janë kryer të gjitha hetimet. Me këtë rast, me provat e mjaftueshëm të këtij rasti, organi i hetuesisë ka propozuar shqiptimin e burgut për të mitur.
Provat që janë siguruar nga ky rast, do t’i ndihmojnë mjaftueshëm Gjykatës që shumë shpejt të marrin vendimin konkret.
Ndryshe, Policia më parë ka konfiskuar edhe armën me të cilën u vra i riu në afërsi të shkollës “Model” në Prishtinë.
Po ashtu ‘Indeksonline’ mëson nga burimet se për këtë rast do të zhvillohet procedura gjyqësore për të mitur nga kolegji përkatës për këtë kategori./Indeksonline/