75 Mall Live Search
11:46 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / kutia

Stuhia e fuqishme ndalon fluturimin e aeroplanit të Tottenhamit për ndeshjen me Cityn!

Stuhia Eunice që ka përfshirë Britaninë e Madhe në dy ditët e fundit pritet të ndikojë edhe në kalendarin e ndeshjeve në futbollin anglez.

Tottenhami me shumë gjasa nuk do të mund të fluturoj në Manchester për ndeshjen me Cityn.

Tottenhami do të jetë i detyruar të udhëtoj me autobus për derbin e javës në Premierligë.

Udhëtimi që pritet të zgjasë deri në 6 orë do të ndikojë në lodhjen e lojtarëve të skuadrës së Contes.

Në dyshim për tu luajtur këtë javë është edhe ndeshja mes Burnley e Brighton./Indeksonline/