Telashet për shiritin e kapitenit, Maguirre sqarohet për problemet me Ronaldon
Mediat angleze kanë raportuar se një konflikt i ri ka lindur te Manchester United. Raportohet se Harry Maguire dhe Cristiano Ronaldo janë në konflikt për shitirin e kapitenit ngase flitet se CR7 po tenton të jetë kapiten i ri i skuadrës.
Kapiteni aktual, Maguire ka thënë skuadra është e bashkuar dhe e përqëndruar në rezultate.
“Nuk do të filloj të postoj për gjithçka që është shkruar, por duhej të qartë se në jemi të bashkuar dhe të fokusuar për ndeshjen e të dielës” ka thënë mbrojtësi anglez.
Madje thuhet se edhe trajneri Ragnick po tenton të ndërrojë kapitenin e skuadrës. Ragnick është i mendimit se heqja e shiritit të kapitenit për Maguiren do të ishte edhe heqje e presionit për të./Indeksonline/