Finalja e Big Brother VIP – ish-banorët shkëlqejnë gjatë parakalimit në tapetin e kuq

Sonte (18 shkurt) po mbahet finalja e Big Brother VIP që pritet të shpall fituesin pas 136 ditësh.
Para fillimit të spektaklit ish-banorët kanë parakaluar në tapetin e kuq që është vendosur para hyrjes në sallën ku mbahet finalja.
Ish-banorët po shkëlqejnë me dukjen plot elegancë dhe stil, ndërsa u ndalën për të pozuar bashkë me njëri-tjetrin.
Foto: Monika Lubonja/Top Channel
Ndërsa fansat e shumtë po presin me padurim shpalljen e fituesit, produksioni thuhet se gjithashtu ka përgatitu edhe shumë befasi të tjera për katër finalistët.
Kujtojmë që pretendentët për të fituar këtë çmim janë finalistët: aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, prezantuesja Einxhel Shkira dhe modelja Beniada Nishani (Jakic).
Foto: Beatrix Ramosaj/Top Channel
Çmimi për fituesin është 115 mijë euro, ndërsa tre finalistët e tjerë do të shpërblehen me 10 mijë euro secili.
Foto: Granit Cana/Top Channel
Foto: Semi Jaupaj/Top Channel
Foto: Kledi Hysa, DJ Dagz dhe PM dhe Elhaid Cufi
Foto: Big Mama dhe Kledi Hysa/Top Channel
Foto: Arbër Sulstarova/Top Channel
Foto: Sabiani/Top Channel
Foto: Tan Brama/Top Channel
Foto: Paloma/Top Channel
