75 Mall Live Search
21:58 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / MSH

I pakënaqur me auditimin e brendshëm të Universitetit, reagon Parlamenti Studentor i Gjilanit

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” ka reaguar pas raportit të auditimit të brendshëm të këtij universiteti.

Sipas Parlamentit Studentor, në auditim thuhet se universiteti nuk ka vlerësim adekuat, duke i dënuar kështu veprimtaritë e tilla që degradojnë universitetin.

Parlamenti gjtihashtu është treguar i gatshëm për të kontribuar në largimin e këtyre dukurive dhe në ngritjen e reputacionit të universitetit.

Ky është reagimi i plotë i Parlamentit Studentor, pa ndërhyrje:

Duke u bazuar ne raportin e fundit te auditimit nga MASHTI- qe ka te bej me universitetet publike duke perfshire ketu Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” dhe ne gjetjet qe jane hasur del qe Universiteti jone nuk eshte qe ka vleresim adekuat madje ka aktivitete te cilat e demtojne rende Universitetin tone.

Andaj permes ketij reagimi ne kundershtojme veprimtarite e ketilla qe e deagradojne dhe nuk i sjellin benificione Universitetit dhe studenteve. Ashtu sic i kemi bere gjithmone thirrje ne takimet me ta, apo edhe ne reagimet publike edhe tani bejme thirrje per menaxhmetin qe te ndal keqperdorimet me buxhetin e ndare per Universitetin, te angazhohen per te miren e Universitetin si ne aspektin profesional, ne ceshtjen e kampusit universitar por edhe ne menaxhimin e mjeteve financiare.

Gatishmeria jone per te ndihmuar dhe ngritur Universitetin nuk ka munguar asnjehere dhe si e tille eshte obiligim i juaji qe ti ndaloni veprimtarite qe e cenojne statusin dhe integritetin e Universitetit tone.

Te menaxhosh do te thote te arrish qellimet duke shfrytezuar ne menyre adekuate burimet dhe mjetet qe ke andaj mbesim me shprese qe kjo dukuri negative te ndalet ne Universitetin tone.

Kerkojme qe keq menaxhimi te ndalet qe te kemi mundesi te shohim Universitetin ne nje situate me te mire, gje per te cilen studentet pervec deshires cdo dite angazhohen maksimalisht.